Një tjetër aksident sapo ka ndodhur në vendin e quajtur Qafë Barak në Has. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e makinave Mercedes dhe i fuoristradës "Mitsubishi".
Këto janë edhe pamjet nga vendngjarja të aksidentit publikuar nga harta digitale e aksidenteve rrugore.
Shkak për këtë aksident mendohet prania e lagështisë dhe drejtimi i gabuar nga ana e drejtuesit të Mercedesit. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendgjarje duke bërë të mundur edhe rregullimin e qarkullimit.