Një aksident automobilistik ka ndodhur para mak minutash në hyrje të Velipojës te vendi i njohur si “Harku i Berdicës”, fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe e mjetit tip “Benz” me targa AA 233 AD, ku pas përplasjes me automjetin me targa “SH 0220 E” ka dalë jashtë rrugës duke u përmbysyr në një kanal, gjatë tentativës për të shmangur përplasjen. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe u ka ofruar ndihmën e parë të aksidentuarve.