Një aksident ka ndodhur në rrugën “Berisha” në Kamëz, nga i cili dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Aksidenti është shkaktuar nga përplasja e një automjeti me një motor dhe të plagosur kanë mbetur dy personat që udhëtonin me motor. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e personave që kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.