Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hyrje të qytetit të Kavajës. Drejtuesi është jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk dihet identiteti i tij. Mjeti ka dalë krejtësisht në korsinë e kundërt me lëvizjen dhe nuk dihet se çfarë e ka detyruar të bënte atë manovrim të rrezikshëm.
Automjeti është përplasur me mbajtësen metalike të rrugës, e cila nga trysnia e goditjes është çmontuar pjesërisht.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po shqyrton shkakun e humbjes së drejtimit të automjetit nga shoferi. Edhe makina ka pësuar dëmtime.