Aksident në Kavajë/ Shoferja përplas 53-vjeçarin me biçikletë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:03 07-07-2020 Aksident në Kavajë/ Shoferja përplas 53-vjeçarin me biçikletë Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë.

Mësohet se një makinë me drejtuese shtetasen V. Sh. ka aksidentuar shtetasin R. R., 53, i cili po lëvizte me biçikletë.

Menjëherë pas aksidentit 53-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë

Informacion paraprak:

Më datë 07.07.2020, rreth orës 13:17, në lagjen nr. 3, në Kavajë, mjeti me drejtuese shtetasen V. Sh. ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin R. R., 53 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01477313041687
array(1) { ["section"]=> string(67) "aksident-ne-kavaje-shoferja-perplas-53-vjecarin-me-biciklete-213134" }