Aksident në Kombinat, makina përplas kalimtarin

Publikuar tek: aktualitet, më 20:30 04-09-2019 Aksident në Kombinat, makina përplas kalimtarin Aksidenti i ndodhur në Kombinat

Një kalimtar është përplasur nga makina mbrëmjen e sotme në Kombinat.

Aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet se kalimtari është përplasur nga makina në momentin që ka tentuar të kalojë rrugën.

Newsbomb.al mëson se kalimtari i aksidentuar është mashkull, rreth 30-vjeç dhe fatmirësisht i ka mbijetuar përplasjes. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Në fotografinë e siguruar nga Newsbomb.al në vendin e ngjarjes duket një grup i madh qytetarësh që janë mbledhur pranë të aksidentuarit. Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099380016326904
array(1) { ["section"]=> string(53) "aksident-ne-kombinat-makina-perplas-kalimtarin-177331" }