Aksident në Korçë, makina përmbyset në kanal, plagosen 5 pasagjerët (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:05 24-05-2017 Aksident në Korçë, makina përmbyset në kanal, plagosen 5 pasagjerët (FOTO)

5 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti, të ndodhur sot në mëngjes. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Zvezdë në Korçë.

Sipas të dhënave paraprake, ka dalë nga rruga një automjet tip “Nissan” me targa greke i drejtuar nga shtetasi Q.T, rreth 47 vjeç, banues në Cërrik.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ku shtetasi B.T, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

 

4.jpg

 

3.jpg

 

2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina e policisë përplas këmbësorin në Tiranë
Superaksion i policisë së Vlorës sot në mëngjes, sekuestrohet 1 ton drogë »
Article Logic
Execution time: 0.0041239261627197
array(1) { ["section"]=> string(76) "aksident-ne-korce-makina-permbyset-ne-kanal-plagosen-5-pasagjeret-foto-79755" }