Një aksident sapo ka ndodhur në afërsi të Korçës në fshatin Veliternë.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Në fotot e siguruara nga newsbomb.al shihet se makinat janë pothuajse të shkatërruara dhe dëmet materiale janë të shumta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.