Pamje nga aksidenti
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën nacionale Lezhë-Laç.
Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur 3 persona. Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Nga informacionet e para thuhet se aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ishull Shëngjin, në hyrje të Lezhës.
Ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lashështira në rrugë. Policia vijon hetimet për aksidentit e rëndë.