Aksident në Lezhë, makina përplas keq të riun me biçikletë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:43 21-09-2019 Aksident në Lezhë, makina përplas keq të riun me biçikletë Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë.

Nga informacionet paraprake, raportohet se një makinë ka plagosur rreth orës 08:30 një djalë që ushëtonte me biçikletë.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i biçikletës me iniciale Y.M., 27 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të tij.

Lezhë /Informacion paraprak:

Rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë, ka ndodhur një aksident ku është aksidentuar nga një mjet shtetasi Y.M. vjeç 27, banues në Lezhë i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i biçikletës i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015625
array(1) { ["section"]=> string(64) "aksident-ne-lezhe-makina-perplas-keq-te-riun-me-biciklete-179226" }