Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit ku një veturë i ka prerë rrugën një kamionçine.
Si pasojë automjetet janë përplasur me njëra tjetrën. Sakaq, pamjet tregojnë që kamionçina është dëmtuar dhe ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar nga aksidenti.
Grupi hetimor i policisë së Librazhdit është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.