Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Milot-Thumanë.
Nga të dhënat e para mësohet se në aksident është përfshirë një motor dhe një automjet e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 70-vjeçar i motorit, shtetasi Pjetër Përkeqi nga Fushë-Mamurrasi.
Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën mjetit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në vend
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat ku do të sqarojë edhe dinamikën e aksidentit.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po kryen ekzaminimet e duhura për zbardhjen e plotë të ngjarjes.