Aksident në minierën e Bulqizës, 31-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë (EMRI)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:03 13-06-2017 Aksident në minierën e Bulqizës, 31-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë (EMRI)

Rreth orës 15:40 të kësaj të hëne, një 31 – vjeçar është plagosur në zonën mineralmbajtëse D në Bulqizë.

Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në fushën ku grumbullohet minerali, në zonën D të minierës.

Kamioni i cili bën transportin e mineralit, gjatë shkarkimit, i është  shkëputur kriku që bën ngritjen e kazanit. Si pasojë minerali i ngarkuar ka rënë duke i  dëmtuar këmbën shtetasit Hekuran Alla, rreth 31 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.

31- vjeçari Alla, pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013659000396729
array(1) { ["section"]=> string(62) "aksident-ne-minieren-e-bulqizes-plagoset-31-vjecari-emri-82322" }