Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qyettit të Durrësit.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në sheshin “Pranvera” në këtë qytet.
Bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të akidentit.