Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit ka ndodhur para pak minutash në Rinas.
Drejtuesi humbi kontrrollin e makinës dhe si rrjedhojë makina doli nga rruga duke u përplasur me një mur.
Mjeti që drejtohej nga drejtuesi Identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ishte një makinë tip “Renault Clio” me targë KR3764A.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e plota të aksidentit.