Aksident në rrugën e Aeroportit, pesë persona dërgohen me urgjencë në spital

Publikuar tek: rajon, më 19:13 25-10-2020 Aksident në rrugën e Aeroportit, pesë persona dërgohen me urgjencë në spital Foto Ilustruese

Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën pranë Aeroportit të Prishtinës në vendin e quajtur Harilaq.  

Sipas asaj që konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për mediat kosovare, në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërkohë që shton se personat e plagosur po marrin trajntim shëndetësor në QKUK.

“Të lënduarit kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor. Apelojme tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në veçanti, t’u përmbahen shenjave që kufizojneë shpejtësinë e lëvizjes, sepse tejkalimi i shpejtësia është gjithmonë rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore të cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”, tha Hoxha.

Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve dhe arsyet që sollën në këtë aksident masiv.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri ballkanas pozitiv me koronavirus, izolohet dhe Ministri i Shëndetësisë
»
Article Logic
Execution time: 0.013137102127075
array(1) { ["section"]=> string(82) "aksident-ne-rrugen-e-aeroportit-pese-persona-dergohen-me-urgjence-ne-spital-225118" }