Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në Rrugën e Kombit.
Të paktën tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një makinë me targa të Kosovës “04 709 FR”, që ka pësuar dëme të konsidetueshme.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga përplasja. Aksidenti ka shkakuar edhe trafik pasi shumë drejtues të tjerë kanë ndaluar gjatë rrugës për t’i ardhur në ndihmë të përplasurve.
Ndërsa policia nuk ka mbërritur ende në vendin e ngjarjes.