Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën që të çon në Aeroportin ‘’Nënë Tereza’’, në afërsi të Rinasit. Një automjet është përplasur me një motoçikletë, duke u plagosur rëndë drejtuesi I motoçikletës.
Mësohet se autoambulanca është lajmëruar menjëherë dhe është nisur drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmën e parë.
Nuk dihet nëse aksidenti në kryqëzëzimin errugës së Laknasit me Rinasin ka patur si shkaktar shpejtësinë e automjetit, por policia që po shkon në vendngjarje po heton mbi ngjarjen. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit dhe drejtuesit të automjetit.