Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik, i shënuar para pak minutash në aksin Korçë-Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë, e për pasojë dy pasagjerë janë plagosur rëndë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.