Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Sarandës nga ku drejtuesi i automjetit, 28 vjeçari Arbër Xhelo ka mbetur në gjendje të rëndë.
Mjeti tip “Nissan” AA337LF ka përfunduar në oborrin e një lokali pasi ka dalë nga rruga. 28-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërsa, policia ka bërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e detajeve që kanë shkaktuar aksidentin.