Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një kalimtareje dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndër ta edhe një fëmijë 7 vjeçar, ka ndodhur para disa minutash në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Bahçallëk”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë ka humbur jetën kalimtarja 75 vjeçare me inicialet H.M ndërsa janë plagosur E.M 7 vjeç dhe E.B 30 vjeç. Të plagosurit ndohen në spital jashtë rrezikut për jetën. Polcia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.