Aksident në Shkodër, makina përplas 10-vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 18:28 09-10-2019 Aksident në Shkodër, makina përplas 10-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën Përëndimore tek ish Zukthkashta, Shkodër.

Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë 10-vjeç.

Sakaq, 10 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin me iniciale E. H. 37 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020309925079346
array(1) { ["section"]=> string(53) "aksident-ne-shkoder-makina-perplas-10-vjecarin-181413" }