Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Trush në aksin Shkodër-Velipojë ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Dy personat udhëtonin me mjetin "BMV" i cili ka dalë nga rruga. Akoma nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit. Policia ka arritur në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të saj.