Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur para pak minutash në zonën e laprakës në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se furgoni ka humbur kontrollin dhe ka goditur kamionin. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur shoferi I furgonit dhe një pasagjer.
Policia ka mbërritur në vëndngjarje dhe po kryen verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.