Aksident i rëndë në zonën e Unazës në Tiranë.
Një automjet ka përplasur përballë Kishës Katolike një motor. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është dërguar me urgjencë në spital, shkruan newsbomb.al.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat policore ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve e rrethanave të këtij aksidenti.