Aksident në Tiranë/ Përplasen dy makina, lëndohet drejtuesi i një prej mjeteve dhe dy fëmijët e mitur

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 01-06-2020 Aksident në Tiranë/ Përplasen dy makina, lëndohet drejtuesi i një prej mjeteve dhe dy fëmijët e mitur Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë tek kryqëzimi i rrugës ‘5 Maji’, në Tiranë.

Mësohet se janë përplasur dy makina dhe njëra prej tyre është përmbysur.

Si pasojë kanë mbetur i lënduar drejtuesi i një prej mjeteve dhe dy fëmijët e mitur, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën .

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i plotë:

Më 01.06.2020, reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën .

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095350742340088
array(1) { ["section"]=> string(106) "aksident-ne-tirane-perplasen-dy-makina-lendohet-drejtuesi-i-nje-prej-mjeteve-dhe-dy-femijet-e-mitur-208629" }