Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në Tiranë me pasojë plagosjen e 5 personave.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Rinasit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë plagosur 5 persona të së njëjtës familje. Të plagosur kanë mbetur Neralda Gridi, Matia Spaho, Klodjana Spaho dhe Zhuljeta Spaho. Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.