Aksident në Tiranë/ Urbani përplaset me makinën e Policisë, plagosen 3 pasagjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:32 18-02-2020 Aksident në Tiranë/ Urbani përplaset me makinën e Policisë, plagosen 3 pasagjerë

Një aksident ka ndodhur një orë më parë në kryeqytet.

Mësohet se një autobus i linjës  ‘Tirana  e Re’, është përplasur me një mjet të  Policisë Rrugore.

Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobuz kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe.

Sakaq, bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 07:25, në rrugën ‘Dritan Hoxha’, autobusi i linjës  ‘Tirana  e Re’, është përplasur me një mjet të  Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobuz kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe,  të cilat ndodhen nën kujdesin  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088179111480713
array(1) { ["section"]=> string(85) "aksident-ne-tirane-urbani-perplaset-me-makinen-e-policise-plagosen-3-pasagjere-195594" }