Aksident në Vlorë/ Makina përplas biçikletën, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 16:35 19-11-2019 Aksident në Vlorë/ Makina përplas biçikletën, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën transballkanike në Vlorë.

Mësohet se një makinë tip ‘Mercedes Benz’ ka përplasur një person, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur dhe është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.

I plagosur, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.093267202377319
array(1) { ["section"]=> string(91) "aksident-ne-vlore-makina-perplas-bicikleten-drejtuesi-dergohet-me-urgjence-ne-spital-186464" }