Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë –Durrës.
Siç shihet edhe nga video e siguruar nga newsbomb.al një makinë është dëmtuar në pjesën e përparme të saj.
Nuk dihet ende nëse nga përplasja e dy makinave ka të lënduar. Si pasojë e aksidentit në zonën e Marikaj në Durrës është bllokuar njëri kah i autostradës dhe aktualisht dhjetëra automjete janë bllokuar në trafik.
Në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe po punojnë për të zhbllokuar situatën e krijuar.