Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e vdekur një shtetase italiane 77 vjeçe dhe janë plagosur dy shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Ende nuk ka informacion për gjendjen shëndetësore të dy shqiptarëve.
Mediat italiane raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur dhe familjarët e të lënduarve, pasi sipas tyre, ata ishin duke organizuar natën e krishtlindjeve shkruan “Il resto del Carlino”.
Sakaq, policia vendase është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve të plota të aksidentit.