Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e TEG-ut, afër Liqenit Artificial.
Siç shihet dhe në video, një makinë e bardhë ka përfunduar anës rrugës, nga përplasja e fortë.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit apo nëse ka të lënduar, deri në një njoftim nga autoritetet.
Aksidenti ka shkaktuar trafik në atë rrugë dhe shoferët kuriozë kanë ndaluar, disa dhe për të dhënë ndihmën e parë, teksa vihet re dhe mbërritja e policisë.