Një aksident ka ndodhur sot pasdite në afërsi të Ministrisë së Brendshme.
Siç shihet në fotot e siguruara nga Newsbomb.al, një makinë tip Toyota ka përplasur një person 30-32 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
I lënduari për disa minuta ka qendruar i shtrirë në anë të rrugës pasi ka pasur dëmtime në kokë, duke humbur shumë gjak, në pritje të ambulancës, teksa kalimtarët i kanë dhënë ndihmën e parë. Në vendin e ngjarjes më pas mbërriti policia dhe ambulanca.
Personi i lënduar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është dërguar në sital për ndihmë të mëtejshme mjekësore, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.