Aksident te rruga e re e Rinasit, plagosen dy fëmijë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 01-06-2020 Aksident te rruga e re e Rinasit, plagosen dy fëmijë Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e re të Rinasit, ku dy makina janë përplasur menjëra tjetrën.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të mitur, një 13 dhe një 15 vjeçar, të cilët ndodhen në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e metejeshme të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093140602111816
array(1) { ["section"]=> string(58) "aksident-te-rruga-e-re-e-rinasit-plagosen-dy-femije-208576" }