Një e moshuar ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një motor.
Sipas njoftimit të policisë nga aksidenti ka mbetur e plagosur një 75-vjeçarja me iniciale, V.Z. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tre Dëshmorët”, teksa motorri drejtohej nga shtetasi me iniciale K.N.
Siç bën me dije policia, mjeti motor me drejtues K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V.Z.,75 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.