Një 21-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Breshia të Italisë.
Mediat vendase raportojnë se i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka humbur jetës si pasojë e përplasjes së dy makinave në autostradën “469” në Sarnico, mesditën e sotme.
21-vjeçari udhëtonte i vetëm në një makinë tip “Citroen C2” dhe u përplas me një tjetër makinë tip “Skoda”, që drejtohej nga një 63-vjeçar italian.
Pasagjerë në këtë automjet ishin prindërit e 63-vjeçarit, përkatësisht 90 dhe 87 vjeç.