Aksident tragjik, humbin jetën babai dhe dy djemtë (Video)

Publikuar tek: rajon, më 19:40 23-02-2019 Aksident tragjik, humbin jetën babai dhe dy djemtë (Video) Foto ilustruese

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit ka lënë tre persona të vdekur. 

Mësohet se bëhet fjalë për tre viktima meshkuj, nga e njëjta familje, babai me dy djemtë e tij që janë gjithashtu nga fshati Zhur i Prizrenit. Mësohet se djemtë janë të moshës së re, njëri 24 vjeç e tjetri 22 vjeç.  

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me aksidentin. Ai tha se në këtë aksident jetën e kanë humbur tre persona, ka ndodhur mes veturës së viktimave dhe një kamioni për pastrimin e borës. Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe mjekësia ligjore, tha ai.

Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, është konstatuar që janë tre viktima. Kamioni për pastrimin e borës dhe automjeti i viktimave janë ndeshur, prokurori e ka marrë edhe një ekspert të komunikacion për t’i hetuar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Po e presin edhe mjekësinë ligjore’, tha Shala, prokurori i Prizrenit.

Aksidentin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se për shkak të një aksidenti mes një kamioni që po pastronte rrugën dhe një veture ku kanë humbur jetën tre persona.

‘Po e konfirmoj se gjatë një aksidenti mes një kamioni dhe një automjeti kanë humbur jetën tre persona. Hetuesit po kryejnë hetime’, ka thënë Gashi.

Kryeprokurori i Prizrenit thotë se ekipi mjekësor ka konstatuar se tre personat kanë vdekur në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, për shkak të vështirësimit të qarkullimit në rrugë Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

'Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor', thuhet në apelin e policisë.

Policia e Kosovës thotë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024949073791504
array(1) { ["section"]=> string(62) "aksident-tragjik-humbin-jeten-babai-dhe-dy-djemte-video-153951" }