Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Çermë – Lushnjë, ku një zetor është përplasur me një motor. Sipasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur drejtuesi i zetorit 34 vjeçari me inicialet A.A.
Burime nga vendngjarja raportojnë se drejtuesi i motorit me iniciale I.T ka mbetur i palgosur rëndë dhe po trajtohet në spitalin e Lushnjes, por që fatmirsisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit.