Një aksident tragjik në Elbasan i ka marrë jetën 20 vjeçares Kamela Hoxha si dhe ndodhen në gjendje të rëndë 4 të tjerë.
20-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e përplasjes së dy mjeteve të tipit tipit “Volkswagen” dhe “Ford” në aksin Cërrik-Gostimë të Elbasanit.
Katër personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen në rrezik për jetën. Policia po merret me hetimin dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.