Një aksident i rënë i ka marrë jetën një qytetari në Fier ditën e sotme.
Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se sot orën 12:20, në lagjen "15 Tetori", shtetasi Sh.D, 49 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Opel" me targë AA 425 IU, ka përplasur motorçikletën tip "Lonçin" me targë FR 466 C" e cila drejtohej nga shtetasi Rr.K, 71 vjeç, banues në Mbrostar.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës.
Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi Sh.D dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.