Aksident TRAGJIK në Gjermani, i riu shqiptar vdes në makinë bashkë me vajzën 6 muajshe

Publikuar tek: aktualitet, më 10:47 30-11-2020 Aksident TRAGJIK në Gjermani, i riu shqiptar vdes në makinë bashkë me vajzën 6 muajshe Viktima Elvis Muçaj me vajzen e tij, te dy viktima ne aksident

Elvis (Agim) Muçaj, është i riu shqiptar nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Gjermani. Bashkë me Elvisin, në makinë ka qenë dhe vajza e tijn e mitur, Luana 6 muajshme, e cila ka ndërruar jetë gjithashtu.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka shkruar se aksidenti që i ka marrë jetën të riut ka ndodhur dy ditë më parë, e bashkë me të ka ndërruar jetë dhe vajza 6 muajshme.

Elvis (Agim) Muçaj ishte nga fshati Llukë e Epërme e Deçanit.

“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”, shkruan kryekomunari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetëvrasja e 5-të në spitalet Covid, mjeku thirrje Komitetit të Ekspertëve: Hapni urgjent spitalet rajonale, bëni ndonjë lekë punë, o ikni
Përzgjedhja e hetuesve për Byronë e Hetimit drejt fundit, 35 kandidatë plotësojnë deklaratën e pasurisë, duhet të kalojnë makinën e së vërtetës »
Article Logic
Execution time: 0.010807991027832
array(1) { ["section"]=> string(92) "aksident-tragjik-ne-gjermani-i-riu-shqiptar-vdes-ne-makine-bashke-me-vajzen-6-muajshe-229614" }