Aksident tragjik në Greqi, 2 shqiptarë dhe 1 grek humbin jetën, të tjerë në gjendje të rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:20 20-01-2017 Aksident tragjik në Greqi, 2 shqiptarë dhe 1 grek humbin jetën, të tjerë në gjendje të rëndë foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Patra-Pyrgos, ku sipas policisë greke kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur rëndë 3 të tjerë, dy prej të cilëve shqiptarë.

Policia thotë se ngjarja ndodhi pasi një kamion, në rrethana që ende nuk dihen, rrëshkiti dhe kaloi në krahun e kundërt të autostradës, duke u përplasur ballë për ballë me një kamionçinë që drejtohej nga një 51-vjeçar grek.

Si pasojë e aksidentit, 51-vjeçari grek dhe dy shqiptarë mbetën të vdekur në vend. Ata janë Hava Majko, 49 vjeç, dhe Neim Qamili, 48 vjeç. Të 3 viktimat janë banorë të fshatit Vartolomio të Prefekturës së Pyrgosit.

Të plagosur mbetën dy shtetas të tjerë shqiptarë, një femër 31 vjeç dhe një 40-vjeçar, shkruan Top Channel.

Burime lokale thanë se ngjarja ndodhi në një kryqëzim nga më të mëdhenjtë në zonë. Të njëjtat burime sqaruan se, prej verifikimeve të para u konstatua se semaforët nuk punonin, ndërsa kamioni që shkaktoi aksidentin po ecte me shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Aksi Patra-Pyrgos konsiderohet si një ndër akset më të rrezikshme në vend, pasi në këtë zonë fushore të Peloponezit, rruga është e drejtë dhe e gjerë, në të lëvizin shumë mjete bujqësore, ndërsa automjetet shpesh tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Në këtë zonë punojnë mijëra bujq, kryesish shqiptarë dhe bullgarë.

Trupat e viktimave u dërguan në Morgun e Patrës, e në vazhdim do të dërgohen në Shqipëri. Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Patrës ka urdhëruar një hetim. Shoferi që shkaktoi aksidentin u dërgua në spital, ku dhe po kurohet. Ndaj tij, gjykata ka vendosur arrest deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spektakël dritash, ja çfarë po ndodh te “Piramida” (Foto/Video)
Tenton të kalojë më aeroport me dokumente false, arrestohet në Rinas 26-vjeçarja shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.013437032699585
array(1) { ["section"]=> string(96) "aksident-tragjik-ne-greqi-2-shqiptare-dhe-1-grek-humbin-jeten-te-tjere-ne-gjendje-te-rende-66155" }