Aksident tragjik në Itali, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre dy shqiptare (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:18 05-02-2017 Aksident tragjik në Itali, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre dy shqiptare (EMRAT) Të rinjte që humben jeten tragjikisht

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në komunën italiane Guidonia Montecelio, duke marrë jetën e 4 të rinjve, mes tyre 2 shqiptare.

Ata ishin në makinën tip “Mini Cooper” që përfundoi jashtë rruge rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën Tiburtina de u përplas me muret e një restoranti.

Sipas mediave italiane viktimat janë dy djem dhe dy vajza shqiptare. 

Viktimat janë:

- Amber Shailiani 18 vjeçe, banuese në zonën Albuccione(shqiptare)

-Gjesika Gjnaj e 19 vjeçe banuese në  Albuccione,(shqiptare)

-Federico Baldi 19 vjeç, banues në  Tivoli Arci, (italian)

-Riccardo Murdaca e 19 vjeç, i cili gjithashtu jeton në Tivoli në zonën Arci (Italian)

Ata që dhanë alarmin ishin disa shoferë. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u shkatërrua nga përplasja.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilave iu deshën më shumë se 3 orë për të nxjerrë dy trupa të ngecur në mjet.

Nga hetimet paraprake mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, ndërsa dyshohet se njëri nga të rinjtë italianë që drejtonte makinën të ketë konsumuar alkool. Trupat e viktimave janë transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Romës për t’u bërë autopsia. /Newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konflikt midis dy grupeve në Tiranë, policia ndërhyn por familiarët qëllojnë me gurë
Cermoniali shtetëror në nder të Dritëro Agollit, Rama me zë emocionues: Dritëroi mes vdekjes e Sadijes (Foto dhe Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010302066802979
array(1) { ["section"]=> string(82) "aksident-tragjik-ne-itali-humbin-jeten-4-te-rinj-mes-tyre-dy-shqiptare-emrat-67787" }