Aksident tragjik në Itali, shqiptarja shtatzënë humbet foshnjen

Publikuar tek: rajon, më 07:21 10-08-2017 Aksident tragjik në Itali, shqiptarja shtatzënë humbet foshnjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Como të Italisë, ku për shkak të një aksidenti automobilistik një 27 vjeçarje shqiptare ka humbur fëmijën që po priste të vinte në jetë.

Dy dy gra shqiptare që po udhëtonin me një makinë u përplasën me një mjet tjetër.  Incidenti ka ndodhur në Itali mbrëmjen e së hënës në rrugën “Don Gnochi” në komunën Inverigo. 27 vjeçarja ishte në muajin e shtatë të shtatzënë. 

Të aksidentuarat janë transportuar në spitalin e Comos, ku gruaja shtatzënë ka humbur foshnjën e saj, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.

27 vjeçarja aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa mikja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

Edhe shoferi i makinës me të cilën u aksidentuan shqiptaret, një italian i moshës 57 vjeçare ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që sollën këtë aksident tragjik. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030395030975342
array(1) { ["section"]=> string(68) "aksident-tragjik-ne-itali-shqiptarja-shtatzene-humbet-foshnjen-88698" }