Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gajush të Lezhës, ku një makinë ka përplasur për vdekje këmbësorin.
Menjëherë pas aksidentit policia ka arritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Sipas informacioneve paraprake nga polica dyshohet se viktima të ketë qenë në anë të rrugës në momentin e aksidentit. Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, ndërkohë policia po merret me zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.