UPDATE/ Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një grua ka ndërruar si pasojë e përplasjes nga një mjet në zonën e Tregut Elektrik, në rrugën 'Petro Nini Luarasi".
Fillimisht u raportua për vdekjen e një 28 vjeçareje, por policia bën me dije se e vdekur ka mbetur Gjystina Shpani rreth 48 vjeçe, me origjinë nga Mati.
Burime nga policia bëjnë me dije se një mjet tip "Audi" ka goditur Gjystina Shpanin pastaj shoferi është larguar me shpejtësi. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ambulanca ka arritur me vonesë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e saj.
Njoftimi paraprak i policisë:
Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek Tregu Elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur një shtetase rreth 28 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetësja ende e paidentifikuar ka ndërruarr jete. Po punohet për gjetjen e automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.