Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën një person

Publikuar tek: aktualitet, më 17:08 18-08-2019 Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën një person

Një aksident i mori jetën një 60-vjeçari në fshatin Peshkëpi të Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi, pasi automjeti doli nga aksi Kotë-Vlorë, pranë Shkallës së Mavrovës.

Nga informacionet paraprake, mësohet se viktima është shtetasi me inicialet Z.L dhe banonte në fshatin Kotë. Kurse, automjeti ''Mitsubishi'' drejtohej nga Ç.L. 55-vjeç. Ai është shoqëruar nga forcat e rendit për sqarime të mëtejshme.

Viktima u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por mjekët e patë të pamundur ta shpëtonin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071718692779541
array(1) { ["section"]=> string(54) "aksident-tragjik-ne-vlore-humb-jeten-nje-person-175704" }