AKSIDENTET/ Alarmante shifrat e janarit 2019, 8 shkaktarët të paidentifikuar (TABELA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 01-02-2019 AKSIDENTET/ Alarmante shifrat e janarit 2019, 8 shkaktarët të paidentifikuar (TABELA) Ilustruese

Kohët e fundit vërehet një rritje në përmasa të mëdha e të paprecedentë të aksidenteve automobilistike me shkaktarë të paidentifikuar, me pasojë vdekjen dhe dëmtimin e rëndë shëndetësor të personave në këto ngjarje.

 

Duke analizuar të dhënat statistikore, sipas tabelës bashkangjitur, rezulton se gjatë periudhës nga vitit 2010 e deri më sot janë konstatuar 309 raste të tilla, ndërkohë që duke filluar nga viti 2013 shifra mesatare vjetore luhatet në kufijtë 45 deri 50 raste.

Fillimi i këtij viti bën me dije Byroja Shqiptare e Sigurimeve dhe Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë është akoma edhe më alarmant – 8 raste vetëm për muajin Janar 2019.

Rritja e numrit të aksidenteve me shkaktarë të paidentifikuar është një nga faktorët kryesorë të akumulimit të detyrimeve të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ndaj qytetarëve shqiptarë e të huaj, shlyerja e të cilave rëndon padrejtësisht situatën e Fondit të Kompensimit dhe bilancet financiare të shoqërive të sigurimit, si anëtare të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve.

Tregu i sigurimeve ndjehet ekstremisht i shqetësuar për këtë fenomen, pasi në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me inskenime të ngjarjeve nga  segmentë të caktuar të ekspertëve rrugorë, të policisë, të gjykatave, prokurorisë, etj., dhe të nxitura nga interesa të kundraligjshme të disa avokatëve të kësaj fushe.

Në mjaft raste, çështjet janë pezulluar nga Prokuroria dhe më pas flenë ndër vite në zyrat e Policisë së Shtetit për moszbulim të autorit të ngjarjes, duke mos u kryer asnjë veprim hetimor i mëtejshëm.

Çdo veprim i kryer nga subjektet e mësipërme me dashje në shërbim të interesave të të tretëve është ligjërisht i dënueshëm dhe përbën vepër penale.

Për sa më sipër, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, në emër të shoqërive siguruese që ushtrojnë aktivitetin e sigurimit në Republikën e Shqipërisë dhe Byroja Shqiptare e Sigurimeve i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit, gjykatave, Prokurorisë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë që të trajtojnë me zero tolerancë çdo person apo institucion që është pjesë e fabrikimit të ngjarjeve të tilla, si edhe të marrin masa të menjëhershme lidhur me zbulimin e autorëve të këtyre veprave penale.

Tregu i sigurimeve dhe Byroja Shqiptare e Sigurimeve është e gatshme të bashkëpunojë me strukturat përkatëse për parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve abuzive që dëmtojnë rëndë imazhin e tregut të sigurimeve dhe financat e tij, si dhe krijojnë amulli në pagesën e dëmshpërblimeve ndaj qytetarëve të dëmtuar.

 

Viti

Numri i aksidenteve me shkaktarë të paidentifikuar

2008

0

2009

0

2010

3

2011

8

2012

15

2013

54

2014

35

2015

50

2016

43

2017

48

2018

45

Janar 2019

8

*Të dhënat e kësaj tabele i referohen statistikave zyrtare të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0097899436950684
array(1) { ["section"]=> string(88) "aksidentet-alarmante-shifrat-e-janarit-2019-8-shkaktaret-te-paidentifikuar-tabela-151142" }