AKSIDENTET/ Ashpërsohen gjobat për përdorimin e telefonit në Makinë, trefishohen tarifat deri në heqjen e patentës (MASAT E TJERA)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:52 21-10-2020 AKSIDENTET/ Ashpërsohen gjobat për përdorimin e telefonit në Makinë, trefishohen tarifat deri në heqjen e patentës (MASAT E TJERA)

Kush do të ketë një celular në përdorim gjatë udhëtimit me makinë, do të marrë një gjobë të majme, sipas propozimit për ndryshime në Kodin Rrugor, raporton newsbomb.al.

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj në një takim mëngjesin e sotëm me drejtues të policisë rrugore, në prani të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu tha se masa e trefishimit të gjobës është e domosdoshme.

Nga 5000 lekë propozohet që gjoba të bëhet 15.000 lekë të reja. Në rast të përsëritjes së shkeljes atëherë bëhet dyfishimi i gjobës në 30.000 lekë. E nëse përdoruesi I celularit në timon e bënë këtë tre herë brenda vitit, I pezullohet tre muaj patenta, dhe I hiqen 10 pikë nga leja e qarkullimit.

Ministri foli në takim me drejtuesit e policisë për disa masa që duhet të ashpërsohen nga rrugorët. Kështu, në cdo makinë që ka një fëmijë, duhet të ketë patjetër kolltukun e dedikuar të fëmijës; për mjetet me dy rrota, bicikleta e motorra, të merren masat për kontrolle për paisjet mbrojtëse; të ashpërsohen masat për shoferët që përdorin makinën kur kanë pirë alkol duke I treguar policisë se duhet të qëndrojë pranë klubeve të natës apo restoranteve, kur ka njerëz, raporton newsbomb.al.

122089306_291112015210519_8429283678782755042_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Projekt-buxheti i vitit 2021, Denaj: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe rindërtimi (JA SA LEKË DO KUSHTOJË PËRBALLIMI I PANDEMISË)
Në sistem prej 1998, prokurori i Apelit të Tiranës Arben Qosja kalon procesin e vettingut »
Article Logic
Execution time: 0.0091850757598877
array(1) { ["section"]=> string(133) "aksidentet-ashpersohen-gjobat-per-perdorimin-e-telefonit-ne-makine-trefishohen-tarifat-deri-ne-heqjen-e-patentes-masat-e-tjera-224531" }