Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen, ku renditet Shqipëria

Publikuar tek: aktualitet, më 08:17 09-04-2019 Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen, ku renditet Shqipëria

Ndonëse aksidentet rrugore me pasojë humbjen e jetës kanë qenë në rënie, Shqipëria renditet e shtata në Europë për numrin më të lartë të tyre.

Në 2018-n raporti i aksidenteve me pasojë jetën në Shqipëri ishte 75 për 1 milionë banorë, sipas përllogaritjeve të Monitor bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT.  Në raport me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet me normanë më të lartë, së bashku me Maqedoninë e cila për vitin që lamë pas shënoi rritje të aksidenteve fatale.

Sipas Eurostat, Rumania është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të aksidenteve rrugore për 1 milionë banorë, ndonëse ky raport u ul me 4 për qind në krahasim me një vit më parë.

Në vend të dytë renditet Bullgaria me 88 vdekje për 1 milionë banorë. Edhe në Bullgari aksidentet fatale ranë me 9%.  Në vend të tretë renditet Maqedonia, me rreth 80 vdekje/ 1 milion banorë, ku ishin rritur me 11%. Po ashtu, në krye të klasifikimit renditet Letonia, me 78 vdekje/1 milion banorë, Kroacia me 77 dhe Polonia me 76.

Serbia renditet në vend të tetë pas Shqipërisë, ku në 2018-n atje raporti ishte 69 vdekje për 1 milionë banorë, rreth 7% më pak krahasuar me një vit më parë.

Bazuar në këtë renditje është e dukshme se rrugët në Europën Lindore janë më të rrezikshme në krahasim me pjesën tjetër të kontinentit europian.

Për 2018-n Mbretëria e Bashkuar shënoi vendin me numrin më të ulët të vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore, me 28 vdekje për çdo 1 milionë banorë, rreth 2.6 herë më pak se në Shqipëri.

Edhe në vendet si Danimarka, Irlanda dhe Norvegjia, numri i aksidenteve me humbje jete për 1 milionë banorë varionte nga 30-32.

Në të gjithë Bashkimin Europian sipas Eurostat numri i vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore për 1 milion banorë ishte 49. Për fat të mirë numri i tyre ka qenë në rënie, ku në krahasim me 1 vit më parë ishin 1% më pak, ndërsa nga 2010, vdekjes si pasojë e aksidenteve rrugore ranë me 21%./Monitor

vdekjet-nga-aksidentet.png

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017290830612183
array(1) { ["section"]=> string(65) "aksidentet-rrugore-me-pasoje-vdekjen-ku-renditet-shqiperia-159707" }